LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle shfaqet me një model perfekt pantallonash

Meghan Markle shfaqet me një model perfekt pantallonash

Në një nga dyshet më mbresëlënëse që kemi parë këto kohë,  Meghan Markle është bashkuar me Gloria Steinem për të diskutuar fuqizimin e grave dhe rëndësinë e votimit për Makers Women, një markë mediatike kushtuar përshpejtimit të lëvizjes së grave.

Gjatë gjithë videos, Markle dhe Steinem mund të shihen duke biseduar dhe duke qeshur në një mjedis piktoresk të oborrit të shtëpisë, duke diskutuar rëndësinë e të rinjve dhe grave që dalin për të votuar.

Për këtë rast, Markle zgjodhi të vishte një veshje të bardhë të përbërë nga pantallona me viza të zeza, sandale të zeza me rripa, një bluzë të bardhë dhe kapelë kashte.


https://www.instagram.com/tv/CEUuTr-l__r/?utm_source=ig_embed

Ndërsa zgjedhja e ngjyrës së bardhë mund të ketë qenë e rastësishme, vlenë të përmendet se ngjyra shpesh shihet si një simbol i veshur nga gratë për të treguar solidaritetin e grave.

Pantallonat e saj morën vëmendjen më të madhe, pasi dukeshin jashtëzakonisht elegante dhe e bënin Meghan të dukej një zonjë e vërtetë. /Telegrafi/