Site icon Telegrafi

Megan Fox bëhet nënë për herë të tretë, ja çfarë emri të çuditshëm i ka vënë djalit të saj? (Foto)

Megan Fox dhe Brian Austin Green, janë bërë prindër për herë të tretë. Aktorja 30 vjeçare e “Tieenage Mutant Ninja Turtles”, ka lindur një djalë sot (e mërkurë, 10 gusht).

Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre, me emrin Journey River Green, që në përkthim i bjen: (Udhëtim, lum i gjelbër). Çifti kanë edhe dy djemë të tjerë: Noah dhe Bodhi.

Lajmin për lindjen e djalit të tretë, e ka dhënë babai i Megan , Franklin Fox.

“Megan është një nënë e mrekullueshme, dhe ende s’mund ta besoj se ajo ka 3 djem, të bërit gjysh, ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, dhe na ka bashkuar neve të gjithëve, edhe më shumë”, ka thënë babi i saj./Telegrafi/

Exit mobile version