LAJMI I FUNDIT:

Mediumi i njohur zbulon ‘favoritin sekret’ për të fituar Euro 2024

Mediumi i njohur zbulon ‘favoritin sekret’ për të fituar Euro 2024

Kombëtarja e Spanjës po cilësohet si favorit sekret për të triumfuar në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, edhe përkundër se shumë tifozë të futbollin nuk e llogarisin as në mesin e tri apo pesë ekipeve të para.

Mediumi i njohur The Athletic e konsideron Kombëtaren e Spanjës ‘favorite sekrete’ për të fituar Euro 2024 për disa arsye.

Spanjollët mburren me një skuadër të kompletuar – një golashënues si Alvaro Morata dhe dy anësorë shkatërrues si Lamine Yamal dhe Nico Williams.

La Roja gjithashtu ka një mesfushë solide që paraqet ‘më të mirët në botë’ dhe taktikisht të zgjuar si Rodri dhe Redri.

Grupi B: Formacionet e mundshme të kundërshtarëve të Shqipërisë
Lexo po ashtu Grupi B: Formacionet e mundshme të kundërshtarëve të Shqipërisë

Për më tepër, mbrojtja e tyre përbëhet nga mbrojtës që luajnë top si Aymeric Laporte dhe Robin Le Normand dhe një mbrojtës që nuk vdes kurrë si Dani Carvajal.

Portieri i tyre Unai Simon gjithashtu përfundoi si më i miri në La Liga sezonin e kaluar.

Përveç gjithë kësaj, Spanja luan një stil futbolli të bazuar në zotërimin e topit që lodh kundërshtarët dhe hap boshllëqe për sulmuesit e tyre për t’u shfrytëzuar.

Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve
Lexo po ashtu Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve

Ndoshta askush nuk mund ta shohë Spanjën të vijë me ekipe si Franca, Anglia, Portugalia dhe Gjermania nikoqire që konsiderohen si favoritë, por La Roja janë aty për të thënë fjalën e tyre.

Euro 2024 fillon të premten, më 14 qershor, me ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë, e cila fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori