Dua Lipa do të mbajë koncert nesër më 9 qershor në ‘Pula Arena’.
Fituesja e tri çmimeve ‘Grammy’ dhe shtatë çmimeve ‘BRIT’ po performon në Kroaci si pjesë e turneut të saj evropian me rastin e albumit të saj të ri “Radical Optimism”, të cilin revista Rolling Stone e vlerësoi me lëvdata të mëdha.
Mediumi kroat Index.hr i ka dedikuar një shkrim artistet me origjinë nga Kosova, duke treguar sukseset e saj në rrafshin global dhe se si një shqiptare që ka ngritur lart zërin e Kosovës, ajo nuk është e pëlqyeshme në Serbi.
View this post on Instagram
Por kush është Dua Lipa?
Mediumi kroat shkruan se në më pak se një dekadë, nga një kamariere në një klub nate në Londër, vajza e refugjatëve nga Kosova është bërë një nga yjet më të kërkuara të muzikës në planet dhe është shndërruar në një vajzë globale të muzikës, me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 35 milionë euro.
Kur Dua Lipa ishte 15 vjeçe, ajo la prindërit dhe dy vëllezërit e motrat më të vegjël në vendlindjen e saj në Kosovë dhe u zhvendos pak a shumë e vetme në Londër – qyteti ku edhe ishte lindur. Plani, të paktën siç kuptohej nga mamaja dhe babai i saj (të cilët pranuan vetëm sepse supozohej të ishte cimere me vajzën më të madhe të një shoku të familjes), ishte të mbaronte shkollën e mesme dhe më pas të futej në kolegj.
Megjithatë, kur Lipa u diplomua, ajo e ktheu fokusin e saj tek muzika, duke pozuar për kopertinat e revistave në internet dhe duke regjistruar këngë origjinale të çuditshme që ajo i kompozoi.
“Vazhdova t’u thosha prindërve të mi, nëse marr një vit diferencë, atëherë nuk kam pse të paguaj borxhin tim të kolegjit”, tha këngëtarja për Los Angeles Times duke qeshur. Kur e pyetën se sa kohë ishte e gatshme të punonte me shpresën për t’u bërë një yll i popit – ajo buzëqeshi si e zbavitur nga keqkuptimi se kishte luftuar.
View this post on Instagram
“Nuk do të isha bërë këngëtare nëse nuk do të isha larguar nga Kosova”
“Ishte një jetë e mrekullueshme – kam punuar në një restorant, do të festoja gjithë natën, pastaj do të zgjohesha në mëngjes dhe do të shkoja në studio”, thotë ajo. “Unë kam qenë gjithmonë këmbëngulëse dhe gjithmonë kam luftuar për gjërat që kam dashur”, shtoi ajo.
Dhe ajo ia doli. Ajo filloi të ngarkonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeçe. Albumi i saj i parë u publikua në vitin 2017. Tashmë dy vjet pas kësaj, këngëtarja fitoi çmimin ‘Grammy’ për ‘Artisten e re më të mirë’.
Dua Lipa është në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time në vitin 2024 dhe ka grumbulluar 38 miliardë dëgjime në platformat globale me hite të tilla si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”. Në Spotify, ajo mban rekordin për dy albumet më të dëgjuara të një artisteje femër në histori. Ajo gjithashtu luajti në filmin hit “Barbie”, dhe interpretoi kolonën zanore “Dance The Night”.
Ajo dikur deklaroi se nuk do të kishte arritur të bëhej këngëtare nëse nuk do të ishte larguar nga shtëpia e saj në Kosovë si adoleshente. Ajo shtoi se e shqetëson vërtet fakti që shumë të rinj në vendlindjen e saj nuk do ta kenë kurrë një mundësi të tillë.
View this post on Instagram
Ajo është shumë e urryer në Serbi
Vitin e kaluar, ajo bleu të drejtat për të gjitha këngët e saj. Lëvizja e biznesit që mund ta bënte atë miliardere erdhi pasi ajo vendosi që rolin e menaxherit ta merrte babai i saj, biznesmeni Dukagjin Lipa, me të cilin themeloi një kompani të re.
Babë e bijë kanë formuar kompaninë ‘Radical 22 Publishing Limited’, e cila do të menaxhojë asetet komerciale, vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se kishte shkëputur të gjitha lidhjet me ish-kompaninë e saj të menaxhimit, TaP Music.
Këngëtarja nuk i harron rrënjët e saj në famën e saj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dhuruar yllit britanik nënshtetësinë shqiptare për, siç tha ai, rolin e kësaj artisteje në promovimin e imazhit të shqiptarëve në nivel ndërkombëtar përmes muzikës.
Ajo është shumë e urryer në Serbi për këtë. Në vitin 2020, Lipa i kërkoi gjigantit Apple që të vizatonte qartë kufijtë e Kosovës dhe Palestinës në të gjitha hartat e saj dhe më pas publikoi një fotografi të flamurit të Shqipërisë së Madhe.
Pas kësaj, publiku serb e sulmoi atë, e në mesin e kritikëve janë edhe shumë persona të njohur. Ajo ka publikuar edhe linkun e tekstit me titull “Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë Serbi”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Miley Cyrus shkëlqen në Paris mes shqetësimeve për romancën e re të Billy Ray

Jennifer Aniston tregon format e saj në një fustan të ngushtë, ndërsa promovon markën e flokëve

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës, publikohet klipi me meme-t më virale të edicionit të BBVA 4

Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Nga Egli 'Super Saiyan' deri te perlat e Loredanës, publikohet klipi me meme-t më virale të edicionit të BBVA 4

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Lele Pons rrëzohet dy herë gjatë zbulimit të gjinisë së bebes

Rozana për shuplakën e Jozit: Kam qenë e shokuar, Gjesti: Nuk kanë reaguar, se kanë pasur qejf të më shohin në tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar