LAJMI I FUNDIT:

Mediumi “Huffingtonpost”: Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Mediumi “Huffingtonpost”: Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Administrata e re amerikane ka sjellë ndryshime në qasjen ndaj Ukrainës, duke e detyruar Evropën të rishikojë angazhimin ndaj Kievit.

Ndër shtetet që po shqyrtojnë opsionet për të mbështetur Ukrainën është edhe Italia, e cila ka propozuar krijimin e një misioni ushtarak të ngjashëm me KFOR-in në Kosovë.

“Italia sugjeron një zgjidhje për Ukrainën bazuar në modelin e forcës së Kosovës – një mision të OKB-së, por nën udhëheqjen e NATO-s”, shkruan “Huffingtonpost.it”, duke cituar burime nga qeveria italiane.


Kjo ide po shqyrtohet në kontekstin e negociatave të mundshme mes presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologut rus, Vladimir Putinit.

Gjithashtu, Giovanbattista Fazzolari, Nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave në Itali, ka sqaruar se Roma do të mbështetet në disa kritere udhëzuese për hapat e ardhshëm.

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës
Lexo po ashtu Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Sipas “Huffingtonpost.it”, më 2 mars në Londër do të mbahet një samit ndërqeveritar për të diskutuar krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, i cili do të përdoret për të mbuluar kostot në rritje të mbrojtjes.

Sa i përket dërgimit të trupave përpara arritjes së një marrëveshjeje paqeje, Italia ka deklaruar se kjo nuk është aktualisht në plan.

Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një “forcë sigurie” evropiane me rreth 30 mijë trupa, të cilët do të shërbejnë si mbrojtje në rast të një armëpushimi me Rusinë.

Sipas theguardian, kjo forcë do të fokusohej kryesisht në mbrojtjen ajrore dhe detare, duke shmangur vendosjen e trupave pranë vijës së frontit lindor.

Nga ana tjetër, “The Times” raporton se një ndërhyrje amerikane në formën e mbështetjes ajrore do të ishte një element kyç për këtë plan, me synimin për të parandaluar shkeljet e një armëpushimi nga Rusia.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo iniciativë do të jetë e pranueshme për Ukrainën apo do të gjejë konsensus në Moskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori