LAJMI I FUNDIT:

Mediu thirret në Prokurori për çështjen e Gërdecit: Nuk e pranoj akuzën, jam i pafajshëm

Mediu thirret në Prokurori për çështjen e Gërdecit: Nuk e pranoj akuzën, jam i pafajshëm

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur rreth çështjes së Gërdecit.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga zyrat e SPAK, Mediu tha se nuk e pranon akuzën lidhur me këtë ngjarje.

Mediu u shpreh se ishte prezantuar me akuzën e vitit 2009 dhe jo për aktet. Ai tha se ka kërkuar që të hetohet në mënyrë të drejtë, ndërsa e cilësoi akuzën për shpërdorim detyre të pabazë dhe të motivuar politikisht.


Mediu theksoi se ministri është autoritet civil dhe demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë, shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmosur, ka 15 vjet. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare” tha Mediu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori