Ditëve të fundit, janë shpeshtuar lajmet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka vdekur pasi raportohet se ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Të bazuara në burime shumë të afërta me liderin korean 36-vjeçar, mediet kineze kanë raportuar se ai ka vdekur, derisa media shtetërore në Japoni pretendon se ai është në koma, për më shumë se një muaj, transmeton Telegrafi.
Në imazhet satelitore është parë treni special prej 250 metrash që shërben vetëm për nevojat e familjes së liderit të shtetit komunist, derisa qëndronte para njërës prej pronave të tij që ndodhen në Wonsan.
Megjithëse vendndodhja e Kim mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor të rezervuar për familjen e tij në zonën ‘elitare ’në bregdetin lindor, sugjeron se ai e ka vizituar këtë resort ku i kalon pushimet.
Treni ka qëndruar para shtëpisë së Kim prej datës 23 prill, por Reuters nuk ka gjetur ndonjë lidhshmëri, nëse treni që shërben vetëm për nevojat e familjes udhëheqëse, tregon se Kim është duke qëndruar në atë shtëpi.
Spekulimet për shëndetin e Kim, filluan së pari për shkak të mungesës së tij në përvjetorin e ditëlindjes së babait dhe themeluesit të Koresë së Veriut dhe gjyshit të tij, Kim Il-Sung, më 15 prill.
Gjatë ditës së djeshme, Telegraph raportoi se Kim mungoi edhe në festën shtetërore dedikuar ushtrisë, duke rritur edhe më shumë spekulimet se më nuk është i gjallë.
Sipas Newsweek, inteligjenca amerikane nuk ka gjetur ndonjë sjellje të pazakontë në pjesëtarët e ushtrisë koreane, por megjithatë është duke e vëzhguar situatën nga afër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

SHBA nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e ardhshme ushtarake në Evropë?

Si u përhap thashethemi se Trump ishte agjenti rus Krasnov?

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja