LAJMI I FUNDIT:

Mediet italiane “zyrtarizojnë” rinovimin e Strakoshës me Lazion

Mediet italiane “zyrtarizojnë” rinovimin e Strakoshës me Lazion

Medet pranë klubit të Lazios e bëjnë zyrtare rinovimin e kontratës të portierit shqiptar, Thomas Strakosha me ekipin bardhekaltër.

“La Lazio Siamo Noi”, ka shkruar, se është çështje ditësh, pasi nuk flitet më për largim, por vetëm për rinovim kontrate, që mund të shkojë deri në vitin 2022.

Ndërkohë që nga ana tjetër, “RadioSei” shkruan “Marrëveshja financiare ende nuk është arritur, por më shumë se paratë, 21-vjeçari shqiptar kërkon siguri për të ardhmen sepse dëshiron të jetë zgjedhje e parë në katërkëndëshin e Lazios”.


Edhe ditë më parë u përfol, se drejtori sportiv i lacialëve Igli Tare, kërkonte me çdo kusht arritjen e një marrëveshjeje me bashkëkombësin e tij, pasi i jep siguri ekipit për një kohë të gjatë, për shkak të moshës së tij.