LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe dhe malazeze kërkojnë bllokimin e klipit të David Dreshajt, pasi e xhiroi në muzeun ku gjendet i varrosur princi ipeshkëv i Malit të Zi

Mediat serbe dhe malazeze kërkojnë bllokimin e klipit të David Dreshajt, pasi e xhiroi në muzeun ku gjendet i varrosur princi ipeshkëv i Malit të Zi
Foto: David Dreshaj/YouTube

Këngëtari i njohur nga Mali i Zi, David Dreshaj, është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit, por ai ka reaguar qetësisht duke ofruar dokumente që dëshmojnë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Në një postim në Instagram, Dreshaj ka sqaruar se videoklipi i tij për këngën “Te Quero T’Aime” është xhiruar me leje zyrtare nga Muzeu Publik i qytetit të Cetinjës dhe Parku Kombëtar Lovçen në Mal të Zi.

Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Në deklaratën e tij në Instagram, Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.


“Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet e pabazuara”, ka shkruar Dreshaj, duke nënvizuar se muzika është një “urë që lidh njerëzit dhe një gjuhë e përbashkët” pavarësisht kombësisë apo politikës. Ai shtoi se kritikat dhe përpjekjet për të krijuar “boom mediatik” përmes komenteve negative janë të paarsyeshme, pasi muzika e tij ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe të përçojë mesazhe pozitive.

Pavarësisht zhurmës së krijuar në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube, klipi i këngës “Te Quero T’Aime” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Për vetëm pak ditë, videoja ka grumbulluar mbi 4 milion shikime në YouTube dhe po vazhdon të pëlqehet nga publiku, duke dëshmuar popullaritetin e tij të madh dhe duke treguar se muzika e mirë gjen gjithmonë mbështetje, pavarësisht kritikave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur, vë jorganin në mes, më kthen kurrizin", Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

Magazina
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Kalo në kategori