LAJMI I FUNDIT:

Mediat ruse thonë se Shqipëria po përfiton nga tensionet Rusi-Turqi

Mediat ruse thonë se Shqipëria po përfiton nga tensionet Rusi-Turqi

Mediat kryesore ruse kanë shkruar se Shqipëria po tenton të përfitojë nga tensionet e krijuara mes Rusisë dhe Turqisë.

Gazetat “Sputnik” dhe “Russia Today” shkruajnë se tensioni ushtarak që ndodhi mes Ankarasë dhe Moskës, solli më tej një varg sanksionesh nga ana e shtetit rus.

Konflikti lindi pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus, i cili kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.


Sipas gazetave ruse në fjalë, tashmë që turistët rusë janë ndaluar të ikin në Turqi, Shqipëria po i josh këta të fundit ose me paketa turistike drejt shtetit turk ose me paketa turistike në shtetin shqiptar.

Gazetat ruse përmendin edhe disa vende të bukura turistike të Shqipërisë, si Saranda, Borshi, Dhërmiu etj. dhe shprehet se më tepër se tetëmijë turistë rusë mund të rehabilitohen këtej.

Ata vazhdojnë të shkruajnë se Shqipëria dëshiron ta rrisë numrin e turistëve, me qëllim që më së paku të konkurrojë shtetet fqinje ballkanike si Greqia, Bullgaria, Maqedonia etj.

Por, sipas këtyre, mediave çmimet në Shqipëri kryesisht janë të shtrenjta në raport me vendet e tjera në Ballkan. /Albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori