Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, do të nisë së shpejti një biznes në Kosovë, që ka të bëjë kryesisht me stoli prej ari dhe diamanti, shkruajnë sot mediat në Beograd.
“Prishtina nuk kursen para kur është në pyetje lobimi në SHBA. Pasi që i kanë dakorduar të gjitha hollësitë me kompaninë ‘Alston and Firm’, e cila do t’i përfaqësojë interesat e saj (Kosovës) në Uashington tek presidenti amerikan, tani duket të kenë ardhur në rend anëtarët e tjerë të familjes Trump”, pohon gazeta “Alo” e Beogradit, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj ditoreje ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është lavdëruar në rrjetet sociale me fotografi me të bijën e Trumpit, Ivanka Trump, e cila, siç flitet në disa qarqe, pritet të zgjerojë biznesin e saj me produkte të modës, por edhe me stoli ari dhe diamanti në Kosovë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bisedoja me Ivanka Trump sot në drekën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar se sa shumë dinte ajo për Kosovën”, citojnë mediat në Beograd postimin e ambasadores Çitaku në rrjetet sociale.
Tutje thuhet se nikoqire e drekës zyrtare ka qenë zonja e parë, Melania Trump, ndërkaq në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 50 gra, në mesin e të cilave edhe bashkëshortja e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, Sekretarja e Arsimit, Betsy Devos, dhe shumë gra të tjera.
Ivanka Trump së fundi ka paralajmëruar se do të tërhiqej nga biznesi për të “këshilluar babanë, Donald, në Shtëpinë e Bardhë”, dhe se punët e saj të deritashme do t’i kryejnë vëllezërit e saj, por se njëherësh ka shprehur shpresën se edhe “linja e saj e modës do të zhvillohet”. Marka që mban emrin e saj shitet në më shumë se 800 dyqane në mbarë SHBA-në, kurse ajo ka marrë pjesë edhe në dizajnimin e stolive prej diamanteve dhe arit, të cilat janë aktualisht të pranishme në dyqanet e bizhuterive në Kanada, si dhe në Bahrein, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe në Arabinë Saudite, ndërkaq së shpejti edhe në Kosovë, shkruajnë sot mediat beogradase.
“Larg asaj që Ivanka Trump do të jetë “zyrtarja” e parë që do të bëjë biznes në Kosovë, sepse nuk duhet harruar se interesa financiare në Prishtinë kanë edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, si dhe ish gjenerali Wesley Clark, i cili ka marrë pjesë në operacionin “Forcat Aleate” në vitin 1999,
kur NATO e kishte bombarduar Republikën Federale të Jugosllavisë”, pohojnë mediat në Serbi.
Mediat beogradase rikujtojnë se ambasadorja Çitaku është takuar kohë më parë edhe me vetë presidentin amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këtë të premte në HaPiTe Space – Nga sfidat te suksesi – Gratë në Public Relations

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese – vlera e grantit është 8 milionë euro

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës