Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) duhet që t'i nxitë radioshpërndarësit që të emitojnë më shumë përmbajtje në sferën e mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Qeveria duhet të imponojë kritere përmbajtësore ekologjike, kurse Radio Televizioni i Maqedonisë të ofrojë më shumë hapësirë nga programi i saj për tema të sferës së mjedisit jetësor.


Këto janë përfundimet e konferencës përmbyllëse ''Zhvillimi i Gazetarisë Hulumtuese Ekologjike'', organizuar nga CED Florozon, mbështetur nga fondet e BE-së./Telegrafi/