Veprimet e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilat kanë nxitur shqetësim për stabilitetin në Ballkan, janë duke u vëzhguar me kujdes nga Bashkimi Evropian.
Mediat kroate nxjerrin në dritë një narrativë në të cilën Vuçiq duket të përsërisë modele të ngjashme me ato të Vladimir Putin dhe “Botës Ruse”, duke u ndërhyrë në mënyrë të hapur në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Malit të Zi, dhe duke mos treguar vullnet për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar në rastin e hetimit të sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës.
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar, Vuçiq ka treguar një qëndrim ambivalent ndaj konfliktit në Ukrainë.
Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ushtarake me Kinën kanë shkaktuar rritje të mosbesimit dhe pakënaqësisë ndaj Serbisë.
Kredibiliteti i Vuçiq si partner i Bashkimit Evropian mori goditje të mëtejshme pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Beograd.
Numri i madh i parregullsive zgjedhore të raportuara, përfshirë incizime që tregojnë manipulim zgjedhor, të siguruara nga partitë opozitare dhe organizatat e sektorit civil, sollën një reagim të ashpër nga Parlamenti Evropian.
Në një veprim të paprecedent, më 8 shkurt 2024, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkoi pezullimin e financimeve për Serbinë, nëse të njëjtit nuk zbatojnë rekomandimet zgjedhore dhe implikohen në mashtrim zgjedhor. Rezoluta u miratua me një shumicë të madhe votash, duke theksuar shkeljet e shumta të konstatuara gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023.
Për më tepër, eurodeputetët kritikuan ashpër mungesën e përgjigjeje institucionale ndaj akuzave për manipulim zgjedhore nga partia e Vuçiq, si dhe erosionin e lirisë së medias në Serbi, vend i cili ka përjetuar presione dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura.
Parlamenti Evropian argumenton se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë varet nga zbatimi i rekomandimeve zgjedhore kryesore dhe përparimi në reforma që lidhen me agjendën evropiane. Pezullimi i financimit nga BE-ja për Serbinë mund të kenë pasoja të rënda ekonomike për vendin, duke përfshirë ndërprerjen e asistencës financiare dhe teknike, si dhe ndërprerjen e tregtisë të lirë.
Në një kthesë të vonë, Vuçiq ka shpallur zgjedhje të reja lokale në Beograd, duke lënë të hapur pyetjen se a ka vendosmëri të vërtetë për të adresuar akuzat e zgjedhjeve të kontestuara dhe për të nisur një hetim të pavarur dhe të paanshëm.
Kjo situatë sfidon në mënyrë direkte këmbënguljen e Vuçiq për të balancuar ndikimet Lindore dhe Perëndimore dhe tregon se strategjitë afatgjata bazuar në qëndrime dhe politika retrograde mund të përballet me rezistenca dhe kritika të ashpra nga institucionet dhe zyrtarët perëndimorë./Telegrafi
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burri nga Kosova ther rëndë me thikë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Gjendet pa shenja jete 26 vjeçari i zhdukur në zonën e Pashtrikut

A është vonë për bisedime për Qeverinë e re?

LVV pretendon se i ka numrat për formimin e Qeverisë

Nuk mori pjesë në takimin me Grupin Parlamentar, Hoti tregon arsyen

Geci: Vajza ime nuk do ta votoj kurrë një koalicion LDK-PDK, me LVV-në vendos kryesia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje