Me titullin "Misteri i kafkave në shpellë'' gazeta ''Il Resto del Carlino'' e fillon shkrimin për ekspertizën e përbashkët të organeve mjeko-ligjore të Italisë dhe Maqedonisë, për shpellën ''Dardha'' në Kërçovë ku disa muaj më herët u gjendën kafka dhe eshtra njerëzish.

Për të zbuluar të vërtetën rreth këtij misteri, gazeta ''Il Resto del Carlino'' shkruan se Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi kërkoi ndihmë shkencore nga Universiteti Urbino, informon Telegrafi Maqedoni.


shpella-1

Përfaqësues të Institutit të mjekësisë ligjore të Maqedonisë, profesori dhe specialisti i forenzikës Agim Ramadani, Prokurori i Gostivarit Ahmet Ahmeti, speleologu Kimi Rapiki, dhe dy inspektorë të policisë forenzike të qytetit të Kërçovës janë futur në shpellën që në vete ruan misterin e madh të zhdukjes të më shumë personave në periudha të ndryshme kohore.

Shpella 2

shpella-5

Për këtë hetim, profesori i Universitetit Urbino, Peter Gobbi ka thënë ''Ne do të kryejmë një numër të madh të analizave për të gjetur praninë e proteinave, yndyrnave, indit dhjamor, molekula organike dhe përbërës tjerë.'' ka thënë Gobbi, informon Telegrafi Maqedoni. Gobbi ka thënë gjithashtu se do të vërtetohet mosha, mënyra e të jetuarit dhe prezenca e toksineve.

shpella-6

I njejti, gjithashtu ka treguar metodat identifikuese që do të jenë: biokimike, mikroskopike dhe elektronike.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU