Atletja nga Republika Dominikane, Marileidy Paulino, e ka fituar medaljen e artë në garën e vrapimit 400 metra me kohë rekord.

Rekordin olimpik, që ishte vendosur në vitin 1996 nga Marie-Jose Perec, Paulino e vendosi të premten në “Parisi 2024”.


Ajo e mbylli garën për 48.17 sekonda, ndërsa Perec kishte kohën 48.25 sekonda.

Screenshot 2024 08 09 210354

Kampionia e botës e vitit 2019, Salwa Eid Naser nga Bahrejni, e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 48.53 sekonda, kurse Natalia Kaczmarek e Polonisë, u stolis me medalje të bronztë, me kohën 48.98 sekonda.

Paulino shihej shumë e gëzuar kur i ra zile s ë fitores në skajin verior të stadiumit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app