Meda takohet me lojëtarin e njohur Admir Mehmedi (Foto)

Këngëtari i njohur Meda është shumë i ndjekur në rrjetet sociale nga mijëra fansa.
Ai publikon herë pas here fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa pëlqimet dhe komentet shumta nga fansat asnjëherë nuk mungojnë.
Së fundmi, Meda ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e një personazhi mjaft të njohur.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me futbollistin e njohur shqiptar Admir Mehmedi, i cili luan për skuadrën e Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen.
Duket se ata kanë kaluar çaste mjaft të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/01/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































