LAJMI I FUNDIT:

McGregor i fokusuar te sfida, deri më tani ka zhvilluar 44 duele në stërvitje

McGregor i fokusuar te sfida, deri më tani ka zhvilluar 44 duele në stërvitje

Conor McGregor është fokusuar shumë te përballja e 26 gushtit, ndaj Floyd Mayweather, aq sa kalon orë të tëra në palestër, duke u stërvitur dhe perfeksionuar aftësitë e boksimit.

Trajneri i tij John Kavanagh ka sqaruar se irlandezi është fokusuar jashtëzakonisht shumë te kjo përballje edhe pse për të ky është një debutim në sportin e boksit, ndërsa rivali amerikan është një kampion i pamposhtur në ring.

Trajneri ka shtuar gjithashtu se McGregor kalon orë të tëra duke analizuar në detaje çdo gjë në lidhje me rivalin dhe stërvitjen e tij, ndërkohë që orët në ring sa vijnë e shtohen.


“Pas çdo ndeshje boksi ne zhvillojmë një analizë të detajuar të përballjeve dhe progresi që në po shohim nga stërvitja në stërvitje është vërtet mahnitëse. Kur Conor vendos të realizojë diçka fokusohet totalisht në atë që bën. Kemi zhvilluar dhjetëra ndeshje boksi për të parë se ku çalojmë dhe çfarë progresi po bëjmë nga seanca në seancë. Mund të konfirmoj se deri më tani kemi bërë rreth 44 duele boksi të plota, me 12 raunde dhe kemi ende shumë kohë deri më 26 gusht, për të perfeksionuar në maksimum aftësitë e boksimit”, u shpreh më tej John Kanavagh, trajneri personal i Conor McGregor. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori