Është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes PSG-së dhe Bayern Munich, që po luajnë në kuadër të çerekfinales në Kupën e Botës për Klube. Rsti i parë serioz i takoi francezëve të cilët në minutën e tretë iu afruan golit me anë të Desire Doue, por pa sukses. Në minutën e 27-të Michael Olise bëri një gjuajtje tejet të rrezikshme e cila e kërcënoi portën e Gianluigi Donnarummas, por nuk përfundoi në rrjetë. Pasi dribloi me lehtësi Dayot Upamecanon, Khvicha Kvaratskhelia (32’) ishte afër të shënontë, por Manuel Neuer bëri një super pritje për t’ia mohuar golin. 

Shumë afër për të realizuar ishte edhe Harry Kane, i cili në minutën e 39-të nuk arriti ta gjejë portën me kokë pas krosimit nga Kingsley Coman.


 Në minutën e 41-të Jamal Musiala pati një super rast për të shënuar, por sërish në skenë doli Donnarumma, i cili nuk lejoi të mposhtej. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por në të parën ishin bavarezët ata të cilët u treguan më të rrezikshëm./Telegrafi/

telegrafi sport app