Mbyllet pa gola pjesa e parë - Drita dominon, Differdange ka një lojtarë më pak

Kampioni i Kosovës, Drita, po përballet sonte me Differdange në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke kërkuar të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve.
Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet 0-0, por Drita ka epërsi nga ndeshja e parë, ku fitoi 2-1.
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një ndërhyrje të rëndë, ku pastaj me karton të kuq u përjashtua sulmuesi i Differdange, Andreas Buch.
Rastin e parë të mirë e kishte Drita, kur në minutën e 26-të, Ilir Mustafa provoi fatin me një gjuajtje, por goditi traversën.
Veton Tusha në kohën shtesë ka mundur ta gjejë lehtë rrjetën, por gjuajtja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.
Me këtë epërsi të lehtë nga ndeshja e parë dhe lojën dominuese deri tani, Drita duket e vendosur për të marrë një rezultat pozitiv që do ta çonte drejt historisë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/













































