LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pa fitues dueli mes Llapit dhe Malishevës në Podujevë

Mbyllet pa fitues dueli mes Llapit dhe Malishevës në Podujevë

Llapi ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar. 

Kjo ndeshje u karakterizua me shumë pak raste dhe me një intensitet të ulët, ku të dyja skuadrat po prisnin ndonjë gabim eventual për të sulmuar njëra-tjetrën. 

Sfida u zhvillua kryesisht me duele në mesufshë, por asnjëra palë nuk arriti që ta gjejë golin e fitores. 


Kur dukej që Llapi tashmë kishte filluar të këndellej pas dy fitoreve ndaj Vushtrrisë në Kupë dhe ndaj Feronikelit ‘74 në kampionat, ata kanë gabuar sërish. 

Malishevës në anën tjetër i është ndërprerë një mini seri pozitive e rezultateve pasi dy ndeshjet e fundit në të gjitha garat i kishin fituar. 

Pas këtij barazimi Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e nëntë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, teksa Malisheva momentalisht pozicionohet e treta me 34 sosh. 

Vlen të theksohet se këto dy skuadra do të përballen sërish me njëra-tjetrën në mesjavë, kësaj radhe në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore