Real Betisi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj Chelseat në finale të Ligës së Konferencës.

Blutë nga Londra dominuan në 45 minutat e parë, por spanjollët shkuan në pushim me rezultat 1-0.


Pas vetëm nëntë minutash lojë, Abde Ezzalzouli pranoi një asistim nga Isco, për t’i dhënë Betisit epërsinë.

Marc Bartra sa nuk befasoi portierin e Chelseat në minutën e 13-të, kur lëshoi një goditje të fortë.

Në anën tjetër, lojtarët e Enzo Marescas nuk arrin të finalizonin pasimin e fundit, duke bërë shumë gabime në sulm.

Nicolas Jackson ishte i pavërejtur, pasi bashkëlojtarët nuk pasonin shumë tek ai, për të rrezikuar portën e skuadrës spanjolle.

Me gjasë në 45 minutat e dytë, Maresca do të bëjë disa ndryshime, sidomos nga krahu i djathtë ku Malo Gusto ka bërë dhjetëra gabime. /Telegrafi/

telegrafi sport app