LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024: SHBA-të vendin e parë, Kosova e 73-ta, Shqipëria e 80-ta

Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024: SHBA-të vendin e parë, Kosova e 73-ta, Shqipëria e 80-ta

Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, ku sportistët e SHBA-së ishin më të suksesshmit në fitimin e medaljeve. 

Amerikanët vetëm në fund, në ndeshjen përfundimtare, dolën në krye të listës së vendeve me më së shumti medalje të arta.

Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finale ndaj francezeve, SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, pra gjithsej i kanë 126 medalje të fituara.


Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej.

Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej, ndërsa pas tyre ishte Australia që fitoi 18 të arta e 53 medalje gjithsej, një rekord për këtë shtet.

Nikoqirja, Franca, renditet e pesta me 16 të arta dhe 64 medalje gjithsej. Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania.

Kosova është e 73-ta me një të argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria ndan pozitën e 80-të me dy të bronzta.

91 vende kanë fituar medalje në Lojërat e Parisit, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë mbetur pa medalje në Paris 2024. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori