LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen edhe 9 bastore në Ferizaj, 3 prej tyre të rihapura procedohen penalisht

Mbyllen edhe 9 bastore në Ferizaj, 3 prej tyre të rihapura procedohen penalisht

Një aksion i gjerë është zhvilluar këtyre ditëve në kontrollin e lokaleve të lojërave të fatit në Ferizaj, që ka rezultuar me mbylljen edhe të 9 bastoreve që nuk përmbushin kushtet ligjore të dëshmuar përmes dokumentacionit përkatës e që operonin në zonën qendër.

Prej tyre 3 janë rihapur, përkatësisht kanë dëmtuar bllombat e vendosura nga Inspektorati i Komunës, andaj për këtë veprim të kundërligjshëm Inspektorati i Komunës do ta iniciojë rastin në procedurë penale.

Të gjitha veprimet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të buxhetit familjar dhe shëndetit publik, janë realizuar me autorizimin dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që përfundimisht, Ferizajn ta kthejë në një qendër funksionale, duke garantuar sundimin e rendit dhe ligjit në këtë segment të rëndësishëm të jetës.


Aksioni për mbylljen e lokaleve është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, për të cilën, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht për gjithë mbështetjen e vazhdueshme gjatë tërë vitit. /kp/Telegrafi/