LAJMI I FUNDIT:

Mbushësi më i shpejtë i makinave elektrike në botë ofron karikim të plotë në 15 minuta

Mbushësi më i shpejtë i makinave elektrike në botë ofron karikim të plotë në 15 minuta

Kompania inxhinierike zvicerane, ABB, ka lansuar atë që pretendon se është mbushësi më i shpejtë i makinave elektrike në botë, që është në gjendje të rimbushë çdo makinë elektrike në vetëm 15 minuta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një nga dobësitë të kalimit në një automjet elektrik është se sa kohë duhet për t’u rimbushur.

Edhe me mbushësit më të mirë në treg sot, duhet të lini mënjanë një orë ose më shumë nëse dëshironi një bateri plotësisht të rimbushur. ABB premton ta ndryshojë këtë, me mbushësin e saj modular Terra 360 (360 kW).


Terra 360 mund të rimbushë deri në katër automjete në të njëjtën kohë. ABB thotë se mbushësi i saj i ri mund të ofrojë 62 milje distancë në më pak se tre minuta kur fokusohet në një automjet të vetëm. Për ta vënë këtë në kontekst, Supercharger-i i Tesla-s ofron 200 milje në distancë në 15 minuta, derisa gjatë të njëjtës periudhë do të kishit të paktën 310 milje nga Terra 360. /Telegrafi/