LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja nga tenja

Mbrojtja nga tenja

Tenjat janë grykëse të pan¬dalura: i sulmojnë të gjitha materialet e leshta, por edhe pambukun, mëndafshin, peliçen, madje edhe materialet me përqindje minimale të qimeve të shtazëve.

Tenja sulmin sidomos materialet, në të cilat janë të pranishme gjurmët e substancave organike, siç është djersa ose njollat nga ushqimi. Për këtë arsye pastrimi me themel është hapi i parë në mbrojtjen e rrobave nga tenja.

Për mbrojtje të teshave mund të përdoren qeset e vogla të mbushura me livandë të tharë, aroma e freskët e së cilës e largon tenjën. Mund të blihen edhe gjethet ose shiritat me aromë livande ose të rozmarinës, të cilat efektshëm i largojnë tenjat dhe e freskojnë hapësirën.

Janë të dobishme edhe tabletat e kamforit si dhe vajrat eterike të livandës, rozmarinës, men¬drës ose të portokallit, porse ndihmojnë edhe sapunët me aromë livande ose rozmarine.


Mjet efikas kundër tenjës mund të përgatitni edhe vetë. Për shembull, e imtësoni lëkurën e portokallit ose të limonit dhe e vini në një qese pëlhure ose garze. Në qese mund të vini edhe kanellë të shtypur, fije karafil i dhe piper të zi, sepse edhe era e këtyre e largon tenjën. /Telegrafi/