Me deklaratën e mbrojtësit të viktimave, pas disa orëve ka përfunduar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Prokurori i Specializuar, James Pace në vazhdimin e deklaratës hyrëse ka thënë se provat e siguruara tregojnë për keqtrajtimet në qendrat e ndalimit.
“Në Cahan të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan në bazë të pretendimeve që ishin kolaboracionistë, bashkëpunëtorë të serbëve, spiunë, simpatizantë të presidentit Rugova apo LDK-së…Në Vërban, të ndaluarit u akuzuan si persona të lidhur, apo si bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe. Këto parashtrime të fundit mund të duken si të përsëritura, por ato ilustrojnë këtë praktikë në gjitha pikat e ndalimit”, ka theksuar Pace.
Prokurori i Specializuar tha se në Llapashticë, ku ishte vendosja e shtabit të zonës të Llapit, rreth 200-300 metra larg ndodhej shtabi i Policisë Ushtarake në një stallë të kthyer në qendër ndalimi. Po ashtu, Pace tha se të ndaluarit në mënyrë të paligjshme ishin mbajtur në kushte të rënda.
Në përmbyllje të deklaratës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurorja Clare Lawson tha se janë intervistuar me mijëra dëshmitarë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë të Kosovës. Po ashtu, shtoi se ZPS ka marrë një mori provash shkresore dhe qindra faqe të sekuestruara në shtëpitë e të akuzuarve.
“Ajo çfarë nuk do të dëgjoni është ndonjë nga të akuzuarit duke marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e ngritura ose krimet që kanë vuajtur kundërshtarët ose që të ndëshkojnë krimet që kanë vuajtur ata. Apo edhe mos referimin e këtyre personave për UMNIK-un apo KFOR-in, për hetime. Këtë nuk do ta dëgjoni, sepse krimet kanë qenë të synuara nga të akuzuarit”, ka thënë prokurorja Clare Lawson, e cila ka përsëritur se nuk është në gjykim UÇK, por katër të akuzuarit.
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws ka thënë se për viktimat ka qenë e paimagjinueshme se një ditë do të niste gjykimi.
“Ata ishin persona të fortë, ishin në kulmin e strukturave të pushtetit në Kosovë. Në qoftë se ata do të kenë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk e kanë imagjinuar asnjëherë që do të vinte një ditë si kjo e sotmja. Ndërsa, për viktimat, llogaridhënia ishte tejet e paimagjinueshme. Ata ishin tërësisht të pa forcë, të pa shpresë”, tha mbrojtësi i viktimave.
Derisa ka folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat duke thënë se të njëjtat kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.
“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj gjykate. Dhe do të shohim përmes dëshmitarëve këtu, që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen, përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo gjykatë iu ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media, ata janë shumica që heshtë”, ka deklaruar ai.
Në vijim, ai ka kërkuar që gjykimi të përqendrohet në pranimin e dëmit, që siç tha, u është shkaktuar viktimave. Me deklaratën e tij, ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca gjyqësore vazhdon nesër duke filluar nga ora 09:00 me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës.
Në Hagë, sot ka nisur gjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët janë deklaruar edhe sot të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania