Së bashku me 20 shoqërueset e haremit, mbreti i Tajlandës është vetizoluar nga coronavirusi, në një hotel në Gjermani.

I njohur si Rama X, mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn e ka rezervuar në tërësi Grand Hotel Sonnenbichl, në mënyrë që të jetë i sigurt gjatë kohës së pandemisë, transmeton Telegrafi.


Mediumi gjerman Bild, ka bërë të ditur se 67-vjeçari e bllokoi vetëm për vete hotelin që ndodhet në Bavari, pasi kishte marrë një leje nga këshilli lokal.

Nuk dihet nëse së bashku me Rama X, është edhe bashkëshortja e tij, apo ajo është kthyer në Tajlandë me 119 pjesëtarë të stafit, që janë diagnostikuar me coronavirus.

Mbreti foto 2 Hoteli në Gjermani, ku është duke qëndruar mbreti tajlandez

Për mbretin tajlandez, Gjermania është një shtëpi e dytë, ku kalon një kohë shumë të gjatë, ndërsa që nga muaji shkurt, nuk e ka dhënë asnjë deklaratë nga mbretëria të cilën e udhëheqë.

Deri më tani, është raportuar se mbreti i Malajzisë dhe bashkëshortja tij janë kontrolluar për coronavirus, pasi tetë pjesëtarë të stafit, dolën se janë të infektuar.

Mirëpo, të dy rezultuan negativ, teksa janë duke qëndruar në izolim. /Telegrafi/