Mbretërit gati të bëjnë histori në LK, nisen drejt Cardiffit (Video)
Real Madridi janë gati për finalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madridi do të kërkoj të shkruaj historinë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila zhvillohet nesër (e shtunë) në Cardiff.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka bërë gjithë përgatitjet për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Kështu, Mbretërit janë nisur nga Madridi në drejtim të kryeqytetit të Uellsit.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare të klubit, shihet një atmosferë e mirë dhe një qetësi në klub dhe tek futbollistët para finales. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























