LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmje me shumë derbi në NBA, triumfojnë Oklahoma dhe Houston ndaj finalistëve të kaluar (Video)

Mbrëmje me shumë derbi në NBA, triumfojnë Oklahoma dhe Houston ndaj finalistëve të kaluar (Video)

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku mund të quhet si mbrëmja e ndeshjeve derbi.

Ndeshje tejet interesante dhe me shumë pikë të shënuara u zhvillua në Cleveland, ku finalistët e vitit të kaluar pësuan nga Oklahoma City Thunder.

Mysafirët triumfuan me 24 pikë epërsi 124-148 në një ndeshje ku shkëlqeu treshja e madhe Westbrook, Anthony dhe George.


Paul George ishte më efikasi me 36 pikë të shënuara, ndërsa me 29 kontribuoi Carmelo Anthony e Rusell Westbrook me 23 pikë 20 asistime e nëntë kërcime.

Isaiah Thomas ishte më efikasi me 24 pikë tek vendasit ndërsa LeBron James u ndal në 18.

Një tjetër derbi është zhvilluar në mes Houston Rockets dhe kampionit në fuqi Golden State Warriors ku fitore shënuan ‘Raketat’ me tetë pikë diferencë 116-108.

Chris Paul zhvilloi një ndeshje të madhe me 33 pikë, shtatë asistime e 11 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe i rikthyeri nga lëndimi James Harden me 22 pikë e tetë asistime.

Kevin Durant shënoi 26 pikë ndërsa Draymond Green 21 të tjera por që nuk mjaftuan për fitoren e Warriors.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Milwauke Bucks ku fitore shënuan vendasit me rezultat 116-94 falë paraqitjes fantastike nga Joel Embiid që shënoi 29 pikë e bëri nëntë kërcime nën kosh. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Oklahoma Thunder 124-148

Atalanta Hakws – Chicago Bulls 97-113

Charlotte Hornets – Miami Heat 105:106

New Orleans Pelicans – Memphis 111:104

https://www.youtube.com/watch?v=GBiH1t8eqT0

Philadelphia 76ers – Milwauke Bucks 116:94

Houston Rockets – Golden State Warriors 116:108

Minneosta Timberwolves – Toronto Raptors 115:109

https://www.youtube.com/watch?v=ntlDl_WkZww

Utah Jazz – LA Clipers 125:113

https://www.youtube.com/watch?v=v0paiBSZZTw

Portland – Dallas 117:108

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori