Mblidhet juria e ‘ICT Awards 7’, 110 kandidatë në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë

Mbyllja e aplikimeve më 30 Mars dhe pas një maratone të gjatë takimesh informative në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Vlorë, Pejë, Prizren, Preshevë, Lezhë, Ferizaj dhe Mitrovicë i hapi rrugë takimit të parë të jurisë në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards.
Juria e përbërë prej 13 anëtarësh u mblodh më 31 mars, në ambientet e laboratorit multifunksional dhe hapësirës së inovacionit ICTSlab. Me anëtarë që vinë nga mbarë trevat shqiptare juria e ICT Awards do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.
Prej shtatë vitesh, juria e Albanian ICT Awards ka administruar dhe vlerësuar mbi 1,000 projekte dhe aplikime të ndryshme në të gjitha kategoritë, ndërsa mbi 150 projekte të ndryshme, juria e ICT Awards i ka analizuar dhe vlerësuar deri në detajet më të vogla.
Juria e këtij edicioni do të ketë në përbërje emra të vjetër pjesë e kësaj gare në disa edicione por edhe të rinj si: Prof. Asoc. Dr. Alda Kika, Altin Petre, Azir Aliu, Bardha Qirezi, Edison Sinani, Edlira Martiri, Edmond Hajrizi, Erion Serti, Gjergji Guri, Dr. Ilir Çapuni, Linda Shomo, Muhedin Nushi dhe Visar Jasiqi.
Në takimin e tyre të parë juria firmosi Deklaratën e Konfidencialitetit dhe Rregulloren e ICT Awards. Ajo u njoh më nga afër me të gjitha aplikimet dhe kandidatët e mbërritura në ICT Awards.
Gjithashtu me unanimitet të plotë juria përzgjodhi kryetar Dr. Ilir Çapunin, i cili ka qenë edhe edicionet e kaluara pjesë e saj si zëvendës kryetar dhe anëtarë i jurisë. Ai mban titullin e doktorit të shkencave dhënë nga Universiteti Boston në 2012.
Zëvendëskryetare u përzgjodh Prof. Asoc. Dr. Alda Kika e cila shërben si pedagoge pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës prej vitit 2001.
Anëtarët e jurisë janë një trupë plotësisht e pavarur nga organizatorët e kësaj gare dhe e angazhuar vullnetarisht me rregullore strikte. Çdo vit përfaqësohet nga profile të ndryshme të shoqërisë, përfaqësues institucionesh publike, universitete, njerëz të shkencës, biznesit, ekspertë, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
Takimi vijoi me diskutime dhe shqyrtime të kritereve të garës. Gjithashtu u vendos që më 20 prill juria të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të dëgjojë më nga afër listën e ngushtë të kandidatëve që do të ftohen për të prezantua projektet e tyre nga Kosova dhe Maqedonia. Takimi tjetër për kandidatët e listës së ngushtë ardhur nga Shqipëria do të mbahet më 21 prill në Tiranë.
Edicioni i 7-së i Albanian ICT Awards u hap zyrtarisht më 6 Shkurt. Prej më se një muaji u organizuan mese 25 takime me nxënës, studentë, profesionistë dhe të pasionuar të botës së teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse. Deri në mbyllje të aplikimeve pranë stafit të ICT Awards mbërritën plot 110 aplikime në shtatë kategoritë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.
Mikpritja e ngrohtë që shoqëroi stafin e Albanian ICT Awards gjatë këtyre takimeve dhe entuziazmi që nxënësit dhe studentët treguan janë një sinjal i qartë i një tjetër edicioni që për shumë prej tyre do të rezultojë i paharrueshëm.
Gjashtë vite rrugëtim, ICT Awards tashmë është shndërruar një tempull inovacioni ku shqiptarët mblidhen çdo vit për të gjetur kurajon dhe mbështetjen e çmuar e një komuniteti që flet kreativitet dhe produktivitet.
Në edicionin e shtatë, ICT Awards vijon të gëzojë mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision si dhe një rrjeti të madh partnerësh dhe mbështetësish.
Për më shumë informacione rreth garës, kategorive të vlerësimit dhe zhvillimeve më të fundit ju ftojmë të ndiqni faqen zyrtare www.ictawards.org ose faqen në rrjetin social Facebook
E startuar në 2012-në kjo garë me shpejtësi rrëmbeu vëmendjen dhe zemrat e novatorë shqipfolës që jetojnë në Shqipëri, diasporë apo edhe më gjerë. ICT Awards shërbeu për shumë prej tyre si pikënisje e një suksesi tashmë të njohur dhe vlerësuar nga shumë shqiptarë.
Rreth ICT Awards VII
Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2018-së ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Rreth ICTSmedia
ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VII” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 7”).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

"Inteligjenca Artificiale mund të përdoret nga terroristët" - çfarë po paralajmëron ish-shefi i Google?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri