Mbledhja e Qeverisë, ngritja e flamurit e homazhe - aktivitetet në Ditën e Pavarësisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar programin me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë.
Dita e Pavarësisë do të nisë me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe më pas me ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund t’i gjeni aktivitetet e planifikuara të Qeverisë së Kosovës
08:00 - Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 - Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 - Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova 08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 - Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz
11:00 - Nderime te Monumenti "Heroinat"
11:15 - Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:25 - Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit
12:00 - Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
17:00 - Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës 18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës
20:15 - Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë
*Pritjet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/



















































