Lule të lulëzuara: ja si t'i mbjellësh
Zgjidhi ato që janë gonxhe: mund të çelin për një ose dy ditë.
Dëshiron t'i kesh lulet e tua të preferuara edhe jashtë sezonit? Në këtë rast, duhet të marrësh bulba, të cilët janë ushqyer dhe rritur në serrë, transmeton Telegrafi
Blerja - Kur shkon të blesh lulet me bulba, zgjidhi ekzemplarët që i kanë lulet gati për të çelur dhe që kanë filluar të marrin ngjyrë. Pastaj lulet mund të hapen pas një apo dy ditësh.
Sistemimi
- Pasi t'i kesh blerë dhe t'i kesh shpënë në shtëpi, vendosi lulet në një vend të ndriçuar, por pak larg nga rrezet e diellit. Duhen mbajtur edhe larg nga vendet e nxehta (edhe nga elektroshtëpiaket, si televizori, kompjuteri apo videoja). Që t’i durojnë sa më shumë bulbat, natën vendosni në dhomën më të freskët të shtëpisë.
Kujdesi - Ujiti lulet dy ose tri herë në javë, por duhet të kesh kujdes. Nuk duhet ta përdorësh plehëruesin, sepse organi i nëndheshëm i luleve përmban të gjitha substancat e nevojshme për lulëzimin. Eliminoji rregullisht lulet e vyshkura: përhapin një gaz që mbyt jetën e luleve që kanë pranë.
Petale apo yje të vegjël, me kuadrate apo lulekëmborë?
Nga më e zakonshmja deri te më pak e njohura, ja llojet e përzgjedhura që mund të bëjnë për ju:

Zymbyli - Çdo bulb prodhon një kërcell të lartë mesatarisht 25 cm, i rrethuar nga një tufë gjethesh shpatë. Lulet janë me aromë të këndshme dhe kundërmojnë, ndërsa çelin në formën e lulekëmborës.

Narcisi - Një kurorë petalesh rrethon pjesën qendrore të lules në formë kupe apo trombe. Më e përshtatshmja për t'u mbajtur në shtëpi është "Paperwhite", me lule të vogla, të bardha.

Tulipani - Ekzistojnë varietete të ndryshme. Lulet në formë kupe janë të përbëra nga petale të forta dhe me shkëlqim.

Krokull, shafrani - Ka yje të buta, të gjata mesatarisht 10 cm dhe secila prej tyre mban nga një lule që nuk ka aromë, në formën e kupës. Shafrani mund të jenë të bardhë, të verdhë apo në ngjyrën e vjollcës.

Lavdia e dëborës - Njihet me emrin shkencor të "Chionodoxa"-s, është një lule me bulbin e formuar nga gjashtë petale të bardha apo në rozë të zbehtë, në formën e yjeve përreth një qendre të verdhë.

Fritillaria meleagris - Ka yje të vegjël, me kërcellin mesatarisht 20-25 cm të lartë dhe lulëzojnë me kokën poshtë. Petalet mund të jenë të bardha apo me katrorë në ngjyrat vjollcë-rozë.
/Telegrafi/