Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë dhe njëherësh i mbijetuar i masakrës së Srebrenicës, Emir Suljagiq, ka rrëfyer që në kohën sa ishte ushtria holandeze në Bosnje, e kishin bërë një listë me emra të burrave dhe djemve dhe ia kishin dorëzuar komandantit të asaj ushtrie.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka rrëfyer se këtë e kishte bërë nisur nga përvoja që kishte në vitin 1992, kur i kishin vrarë shumë pjesëtarë të familjes.
“Ishin edhe ushtarët holandezë atje, e deri në fund të ditës, 11 korrik, ishin diku nja 5-6 mijë njerëz brenda. Herët në mëngjesin e 12 korrikut, kuptuam, unë e kuptova, e dija që nga fillimi në fakt, sepse pak a shumë e gjithë familja ime ishte vrarë tashmë në vitin 1992. Pra, e dija. Kishin ardhur serbët, u kishin thënë mirë, do t’ju evakuojmë e t’ju çojmë me autobusë, i kishin bartur nja 30 kilometra, i kishin ndarë burrat dhe djemtë, duke i lënë gratë e fëmijët të kalonin, i kishin mbajtur burrat në një kamp për nja një muaj, e pastaj i kishin pushkatuar të gjithë”, tha Suljagiq.
“Mëngjesin e 12 korrikut, kur hynë serbët, nuk e di as se si ka ndodhur, por në një moment, thoshim, të dalim rrotull e të shkruajmë emrat e të gjithë burrave e djemve që janë këtu, e të marrim atë listë e ta çojmë, edhe e kemi bërë këtë, te zëvendëskomandanti i Batalionit Holandez, që quhej Major Robert Franken. I thamë z. Franken, kjo është lista e burrave dhe djemve në këtë bazë, a mund të siguroheni që kjo listë të shkojë diku jashtë nga këtu, në mënyrë që njerëzit ta dinë, e edhe serbët ta dinë, që emrat e tyre janë të regjistruar: kjo ishte ideja pra, që serbët do të mendonin dy herë para se t’i vrisnin, sepse bota do ta dinte, sepse bota e dinte”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Sulagiq.
I mbijetuari i masakrës së Srebrenicës ka treguar se komandanti i ushtrisë holandeze i kishte premtuar se listën me emra do ta dërgonin në OKB.
“Si dhe ata premtojnë, ky person na premton, që ai do ta dërgonte listën te Selia e OKB-së në Gjenevë, Nju-Jork, apo kudoqoftë, në Sarajevë, Zagreb, kudoqoftë, e pastaj, mirë pra, menduam, kishim shkruar një Listë Shindleri, pra do të shpëtonin, do të dilnin gjallë. Pastaj, shkuam në Zagreb, Hasan Muhanoviq, unë, si dhe disa të tjerë. Shkuam në Selinë e OKB-së, si dhe kërkuam listën, edhe të gjithë na thoshin: Çfarë liste? Doli që ajo listë nuk kishte dalë asnjëherë nga Potoçari. Ishte gjetur diku në një sirtar, diku në një dollap të selisë së OKB-së në Zagreb, në gusht të vitit 1995″, ka shtuar ai.
Në korrikun e vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tashmë është shënuar në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së. Kjo pasoi pasi rezoluta u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23.05.2024. Për Rezolutën votuan 84 vende, 19 ishin kundër, ndërsa 68 abstenuan. Kalendari zyrtar i OKB-së e rendit 11 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.
Ndryshe Suljagiq qëndroi në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe ishte pjesë e hapjes së ekspozitës “Reportig House”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-215333-780x439.png)
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump
![Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-220834-780x439.png)
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje
![BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-18-780x439.png)
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
![Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi