Një i mbijetuar 93-vjeçar nga Aushvic, ka zbuluar se si ai u ribashkua me të dashurën e tij të kampit pas 72 vitesh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për David Wisnia, i cili u dërgua në kampin e vdekjes naziste në moshën 17 vjeç dhe u detyrua të argëtojë “kapësit e tij” kur zbuluan se ai ishte një këngëtar i talentuar.
Por ishte ky talent së bashku me marrëdhënien e tij të fshehtë me një të burgosur femër 25-vjeçare, Helen Spitzer, e cila kishte qasje në “listat e transportit”, që e shpëtoi atë nga dërgimi në dhomat e gazit të kampeve të tjera, sipas New York Times.
Ndërsa u përhapën thashethemet se ushtria sovjetike po afrohej dhe lufta mund të përfundojë në vitin 1944, të dashuruarit realizuan një plan për t’u takuar përsëri në një qendër komunitare në Varshavë, Poloni, pasi konflikti të mbaronte.
Por Z. Wisnia shpëtoi ndërsa ishte në një “Marsh Vdekje” nga kampi i përqendrimit në Dachau duke goditur një roje SS me një lopatë dhe u kap nga parashutistët amerikanë, duke i pamundësuar për të shkuar tek ish e dashura e tij.
Pas disa përpjekjeve për të bërë kontakte pas luftës, dyshja nuk u takuan derisa zonja Spitzer, e cila njihej ndryshe si ‘Zippi’, ishte tashmë e moshës 98 vjeç dhe shumë e dobët.
Ajo gjithnjë e më shumë ishte e verbër dhe e shurdhër dhe ishte në shtrat kur çifti u takua përsëri për herë të parë në 72 vjet, në Manhattan në gusht të vitit 2016.
Wisnia, e cila tani jeton në Levittown, Pensilvania, zbuloi takimin e tyre këtë javë dhe dyshja u pajtuan se ata kishin dashur njëri-tjetrin dekada më parë.
Ai i kishte kënduar zonjës Spitzer një këngë hungareze, të cilën e mësoi në Aushvic para se ai të linte banesën e saj, por dyshja nuk do ta shihnin më kurrë më njëri-tjetrin dhe ajo vdiq vitin e kaluar në moshën 100 vjeç, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Romanca e tyre filloi kur rojet e SS zbuluan se Wisnia ishte një këngëtar i talentuar dhe ai u detyrua të performojë në të ashtuquajturin ‘Sauna’ – banjot kolektive, ku u bë dezinfektim masiv i veshjeve.
Para se të dërgohej në kamp, Wisnia u kthye në shtëpi një ditë në moshën 16 vjeç për të gjetur prindërit e tij dhe vëllanë e vogël të qëlluar për vdekje para banesës së tyre në Ghetto të Varshavës, prej nga ai u dërgua përfundimisht në Aushvic.
Puna e tij e parë me të mbërritur në Aushvic-Birkenau, më 14 dhjetor 1942, ishte të mblidhte trupat e të burgosurve që kishin kryer vetëvrasje.
Zonja Spitzer vuri re z. Wisnia duke kënduar në Sauna dhe filloi të bënte vizita speciale, duke “paguar” të burgosurit me ushqim për të mbajtur vëzhgim për 30 minuta në një orë, ndërsa ata ishin bashkë.
Madje, takimet e tyre të fshehta do të vazhdonin me muaj.
Gjithashtu, zonja Spitzer e mbajti atë larg nga listat që shkonin në kampe të tjera përqendrimi teksa punonte në një zyrë që organizonte dokumentet naziste, për shkak të aftësisë së saj për të folur gjermanisht dhe për të bërë dizajn grafik.
Kur dyshja më në fund u takuan përsëri në banesën e saj në New York, Znj. Spitzer zbuloi për ish-dashnorin e saj që e shpëtoi atë pesë herë.
“Unë ju shpëtova pesë herë nga dërgesa e keqe”, kishte thënë ajo, sipas z. Wisnia.
Ndërsa sipas nipit të z. Wisnia, Avi, i cili ishte në takim, në fillim ajo nuk e njohu ish-dashnorin e saj, derisa ai të afrohej, atëherë ‘sytë e saj ndryshuan’ dhe të gjithë në dhomë u stepën.
Papritur pati një rrjedhë fjalësh “në anglishten e tyre të adoptuar” midis çiftit.
Duke tundur kokën, ai kujton: “Ajo më tha para nipërve dhe mbesave të mia: ‘A i ke treguar gruas atë që bëmë?’ dhe ‘Unë i thashë: ‘Zippi!’”.
Ai më pas i tregoi asaj për fëmijët e tij, kohën e tij në ushtrinë amerikane, ndërsa ajo përshkroi punën humanitare pas luftës dhe burrin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova