Në prag të edicionit të 17-të të Pri Film Fest, i cili u mbajt javën e kaluar në kryeqytet, artistja vizuale Ermira Murati ka sjellë një vepër të veçantë për publikun – një mural madhështor dedikuar regjisores së ndjerë dhe organizatores së festivalit, Vjosa Berisha.

Muri i gjigant, që tashmë e ka gdhendur portretin e Berishës në një hapësirë publike të Prishtinës, është shndërruar në një pikë referimi artistik dhe emocional për qytetin.


Në një video të publikuar në TikTok, Ermira ndau me ndjekësit gjithë procesin e punës, duke treguar për sfidat që hasi gjatë realizimit të muralit.

@orangegirl_____ 6 ditë pune intensive për të krijuar këtë vepër gjigante në zemër të Prishtinës, ashtu siç e meriton një grua e fuqishme dhe një artiste e madhe si Vjosa Berisha! Edhe pse ky projekt ka pasur të bëhet në vitin 2022, me ndjenja të përziera, por mbi të gjitha, jam e lumtur që tani kjo vepër është jetësuar dhe do të mbetet frymëzim për shumë gjenerata. Faleminderit shumë Fatos Berisha që ka qenë pranë meje gjatë procesit, në të gjitha sfidat e deri në përfundim. Faleminderit shumë për ndihmën me liftin, @Kran & Korpa me qera @PriFest 🙏🏻🧡 @papirun_pr 🌯 #kosova #prishtina #mural #fyp #kosovatiktok ♬ som original - clovmsc

“Veç paramendo me punu gjashtë ditë rresht, në lartësi të madhe, veç për me sjellë një vepër që i përket zemrës së qytetit. Ky mural është i dyti më i madh që e kam realizuar në karrierën time: një marsh për gruan e fuqishme dhe të paharrueshme, Josa Berisha”, shprehet artistja.

Ajo theksoi se çdo detaj i muralit ishte një sfidë më vete – nga përmasat gjigante, puna në lartësi dhe përdorimi i liftit, deri te kushtet atmosferike me diell e shi. “Ka qenë e frikshme, lartësia, moti i nxehtë, shiu… Por falë mbështetjes pata mundësinë ta realizoj këtë vepër me lift, gjë që kurseu shumë kohë”.

Në përfundim të rrëfimit, ajo theksoi se kjo ka qenë një eksperiencë e paharrueshme: “Ka qenë një eksperiencë që kurrë nuk ka marrë vetëm të mirat pa vështirësitë e veta. Faleminderit shumë prej festës, e ky mural le të jetë një falënderim për jetën dhe trashëgiminë e Vjosës”.

Ky gjest artistik vjen si një kujtesë e fuqishme për jetën dhe veprën e Vjosa Berishës, e cila la gjurmë të thella në kinematografinë kosovare dhe organizimin e festivaleve kulturore. /Telegrafi/