LAJMI I FUNDIT:

Mbi 866 objekte pa leje janë evidentuar vetëm vitin e kaluar në Maqedoni

Mbi 866 objekte pa leje janë evidentuar vetëm vitin e kaluar në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Ndërtimet e egra mbeten sëmundje pa shërim për vend. Këtë e dëshmojnë më së miri të dhënat edhe të Entit për statistika, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 866 ndërtime PA LEJE të objekteve të ndryshme në të gjithë vendin.

Ndërsa numri më i madh është regjistruar në qytetin e Shkupit me 153, pason Kavadarci me 85, Strumica 73 dhe 64 Shtipi, Ohrit 59, 46 Struga. Ndërtime pa leje ka thujse edhe në të gjitha komunat e vendit ndërsa 98.4% e tyre janë bërë në prona private, 10 në prona shtetërore. Për shkak të rritjes së numrit të ndërtimeve pa leje edhe në kryeqytet, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se nuk kanë kompetenca në inspektoratet e ndërtimit të komunave brenda kryeqytetit. Andaj do të kërkojë nga Qeveria e re një pjesë të kompetencave.

“Konceptin që tim që do ia propozoj Qeverisë së re, është që të bëjmë dualizëm në sistem, ndërsa ky është që Komunat ta mbajnë sjelljen e planit detal urbanistik, dhënien e vendimeve për ndërtim, por inspektimi i plotë ti jepet Qytetit të Shkupit. Kështu mendoj se do të kemi një balanc – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.


Nga ministria e Transportit dhe lidhjeve nënvizojnë se do të vazhdojnë të veprojnë në pajtueshmëri me normat pozitive ligjore.

“Në drejtim të ndalimit të kësaj situate e cila vazhdon me dekada të tëra, në periudhën e ardhshme Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ti forcojë organet inspektuese dhe kapacitetet e tyre – thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Që qytetarët të mund të legalizojnë objektet pa leje dhe të zgjidhjet për gjithmonë ky problem, dy herë u ndryshua ligji për legalizim. Fillimisht 12 muaj në vitin 2017, dhe plus gjashtë muaj në vitin 2018. Ky ligj zgjati deri në 30 qershor të vitit 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=ZLwavktFit4&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori