Punësimi në të zezë në sektorin privat në Kosovë, sipas hulumtimeve të fundit, ka arritur normën e mbi 80 për qind, ndonëse shifra të tilla kundërshtohen nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Të dhënat janë nxjerrë nga një hulumtim që ka realizuar Instituti “Riinvest” në bashkëpunim me Lidershipin e Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI).
Enisa Serhati, hulumtuese në Institutin “Riinvest”, bën të ditur se mbledhja e të dhënave është bërë në vitin 2016 dhe hulumtimi ka përfshirë më shumë se 1000 të anketuar. Të gjeturat, tregojnë për një nivel të ulët të zbatimit të Ligjit të punës në Kosovë.
“Praktikisht 81 përqindëshi i pjesës së popullsisë në Kosovë që është i regjistruar si punëtor në të zezë në këtë raport, përveç punëtorëve që punojnë pa kontrata pune, iu referohet edhe atyre që nuk kanë kontrata të sinqerta, kontributi pensional nuk paguhet në punën kryesore, fitimi i të ardhurave të paraportuara, mospagimi i kontributeve e të tjera. Kjo është një pasqyrë e një situate të përgjithshme në sektorin privat dhe jo në një industri të caktuar”, thotë Serhati.
Shifra prej mbi 80 për qind, sipas këtij hulumtimi, e vendos Kosovën si vendin me normën më të lartë të punësimit në të zezë, në rajon, pasuar nga Serbia me 51 për qind, Shqipëria dhe Mali i Zi me 39 për qind, Bosnja e Hercegovina 37 për qind dhe Maqedonia me 30 për qind.
Ndërkohë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë që punësimi joformal në Kosovë është i shprehur, por jo në këtë shifër të publikuar në këtë hulumtim.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se kanë arritur ta ulin punësimin joformal.
“Niveli i papunësisë ka shënuar rënie nga mbi 35 për qind në 29 për qind dhe kjo rritje e nivelit të punësimit, ka ndikuar edhe në zvogëlimin e informalitetit. Tani jemi në përgatitje e sipër që të inspektohen edhe më tutje bizneset private dhe këtë dukuri do ta zbusim edhe më shumë”, thekson Kelmendi.
Në bazë të inspektime që janë bërë nga institucionet kompetente, thekson Kelmendi, punësim në të zezë ka pasur më së shumti në ndërtimtari dhe në ekonomitë familjare.
Sidoqoftë, për nivelin e lartë të punësimit në të zezë flasin edhe përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të sektorit privat. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, thotë se numri i punëtorëve pa kontrata në sektorin privat, është alarmues.
“Sipas kontrolleve dhe të dhënave që ne i kemi, mbi 70 për qind e punëtorëve në sektorin privat janë pa kontrata pune”, thotë Azemi.
Punësim joformal në Kosovë është evidentuar edhe në statistikat zyrtare të institucioneve shtetërore. Derisa, numri i të punësuarve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 347 mijë persona apo 72 për qind e fuqisë punëtore, në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, numri i llogarive për vitin e kaluar ka qenë rreth 300 mijë persona. Kurse, numri i qytetarëve, të cilëve u është paguar tatimi në të ardhurat personale nga paga në Administratën Tatimore të Kosovës, për këtë periudhë ka qenë 272 mijë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale