Kanë mbetur edhe tri orë në mbyllje të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi gjysmë milioni qytetarë, transmeton Telegrafi.


Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se në Prishtinë deri në ora 15:00 kanë votuar 79 mijë e 121 qytetarë.

Të drejtë vote kanë 212,515 qytetarë.

Në garë për kryeministër janë: Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj./Telegrafi/