Mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora kanë arritur tashmë në Kosovë, prej të cilave mbi 2 mijë janë dërguar me postë të shpejt(DHL) dhe më shumë se 5 mijë të tjera janë dërguar përmes Postës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi organizata GERMIN.
“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e arritjes dhe pranimit të pakove me fletëvotime nga jashtë nga KQZ. Sot (9 shkurt 2021) kanë arritur gjithsej 7,612 pako, prej të cilave 2,157 përmes postës së shpejtë “DHL Express” dhe 5,455 nga shërbimet tjera postare përmes Postës së Kosovës (kutia postare 351)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, përmes Avokatit të Popullit, organizata GERMIN, po synon që të hap një rast në Gjykatën Kushtetuese për parregullsitë në lidhje me votat e diasporës gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë gjatë një interviste për “Përballje” me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, kishte njoftuar se janë duke u përgatitur të lansojnë një email të veçantë ku përmes një formulari të gjithë votuesit jashtë vendit do të mund të paraqesin ankesat e tyre në lidhje me procesin e zgjedhjeve.
Ky email tashmë është publik për qytetarët të cilët kanë aplikuar për regjistrim për votim nga jashtë Kosovës dhe besojnë që i plotësojnë të gjitha kriteret juridike për të votuar, por aplikacioni i tyrë është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
“Në bashkëpunim me zyrën ligjore “Hodaj & Partners”, ne do t’i mbledhim të gjitha dëshmitë për cënimin e të drejtës së votës ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe do të paraqesim një rast pranë Avokatit të Popullit, përmes së cilit synojnë të ngrisim çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e GERMIN. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania