LAJMI I FUNDIT:

Mbi 5 mijë vëzhgues vendor dhe 373 të huaj do të ndjekin zgjedhjet lokale në Maqedoni

Mbi 5 mijë vëzhgues vendor dhe 373 të huaj do të ndjekin zgjedhjet lokale në Maqedoni

Për ndjekjen e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit në Maqedoni, deri tani në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë akredituar 5011 vëzhgues vendor dhe 373 të huaj. Ndërsa në KSHZ deri tani janë akredituar gjashtë gazetarë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KSHZ-së, numër më të madh të vëzhguesve vendor ka organizata joqeveritare MOST – 2843, pastaj shoqata qytetare “Sinergija” – 1829, Qendra për liri CIVIL – 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – 125, Qendra për kuptim dhe bashkëpunim institucional – 17 dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim – 6 vëzhgues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga të huajt, numër më të madh vëzhguesish ka misioni i OSBE/ODIHR – 198, Ambasada e SHBA-ve – 33, Delegacioni i BE-së – 23, Qendra ndërkombëtare studimore – 18 dhe organizata tjera.


Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Rusisë, Shqipërisë, Austrisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë dhe Sllovakisë.

Gjithashtu në KSZH janë akredituar edhe 294 përkthyes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori