Qytetarët dhe kompanitë në Kosovë kanë dhuruar mbi 3.45 milionë euro për çështje të së mirës publike gjatë vitit 2022.
Raporti mbi gjendjen e filantropisë në vend, “Kosova dhuron 2022”, i publikuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA), tregon se shuma e lartpërmendur u regjistrua përmes 920 akteve të dhurimit për bamirësi dhe përkrahje tjera, e që përfaqëson një rritje vjetore prej 33% krahasuar me vlerën e donacioneve të regjistruara në vitin 2021.
Raporti thekson se fokusi kryesor i këtyre dhurimeve ishte në mbështetje të nismave që kanë për qëllim zbutjen e varfërisë, duke përfaqësuar 55.9% të të gjitha donacioneve.
Fushat e tjera kryesore të fokusit për përpjekjet filantropike gjatë vitit 2022 përfshinin kujdesin shëndetësor (10.5% ), mbështetjen e grupeve të margjinalizuara (9.2%) dhe arsimin (8.5%).
Sa i përket llojit të donatorit, të gjeturat e raportit tregojnë se 63.3% e rasteve të dhurimeve të regjistruara në vitin 2022 ishin donacione të bëra nga individë, përderisa 20.2% ishin donacione të bëra nga sektori i korporatave.
Donacionet e ardhura nga diaspora arritën në 18.3% të të gjitha donacioneve. Ndërsa, organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) u identifikuan si përfituesit më të shpeshtë të donacioneve, duke pranuar 53.6% të totalit.
Gjeografikisht, pjesa më e madhe e rasteve të dhurimit (35%) u drejtua në rajonin e Prizrenit, që paraqet ndryshim me trendin e viteve të kaluara ku Prishtina ishte rajoni më i mbështetur. Mitrovica ishte rajoni i dytë më i përkrahur (25.4%), pasuar nga Prishtina (20.7%).
Raporti “Kosova dhuron 2022” është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Programi për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Catalyst Balkans është partner i KCSF në realizimin e këtij aktiviteti dhe mban përgjegjësi ekskluzive për përmbajtjen raportit “Kosova dhuron 2022”, i cili nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Për më shumë të dhëna, raportin e plotë në formë dixhitale e gjeni në vegëzën: https://givingbalkans.org/kosova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës