Vetëm Cash-i i pesë deputetëve të legjislaturës së kaluar kalon shifrën prej 1 milion euro në deklarimet e fundit të pasurisë. Më së shumti para të gatashme në llogari janë ish-deputetët Fatmir Rexhepi (LDK), Sabri Hamiti (LDK), Besim Beqaj (PDK), Xhavit Haliti (PDK) e Blerim Shala (pa grup). Secili ka mbi 150 mijë euro para të gatshme.
Gazeta JnK ka analizuar deklarimin që kanë bërë deputetët në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të parë sa para të gatshme i mbajnë deputet në llogaritë e tyre bankare. Përveç deputetëve që kanë deklaruar kursime mbi 100 mijë euro, Gazeta Jeta në Kosovë në këtë tekst i ka përfshirë edhe të gjithë deputetët që kanë deklaruar para të gatshme mbi 5 mijë euro. Të gjitha këto para të gatshme që mbahen nëpër llogari nga deputetët kapin shumën e 2 milionë e 54 mijë euro.
Vetëm 5 deputet të legjislaturës së kaluar kanë në llogari të tyre 1 milionë euro, ndërsa milioni tjetër u takon 50 ish-deputetëve, ku secili ka të deklaruara mbi 5 mijë euro në llogari.
Nëse e mbledhim Cash-in e deklaruar të deputetëve, Grupi Parlamentar i LDK-së del të jetë më i “pasuri” me mbi 777 mijë euro para të gatshme. Më pas vjen Grupi Parlamentar i PDK-së me afër 600 mijë. Me afër 300 mijë euro të gatshme janë vetëm dy deputetë pa grup. Më pas vjen Lista Serbe me mbi 170 mijë, tutje Vetëvendosje me 130 mijë dhe në fund 6+, AAK e Nisma, këto secila nën 50 mijë.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), në deklarimet e pasurisë së tyre, Cash-i i deputetëve të legjislaturës së fundit, të cilët kanë deklaruar më shumë e 5 mijë euro në llogari, kalon shifrën prej 2 milionë euro.
Deputeti me më së shumti para të gatshme në PDK del të jetë Besim Beqaj me rreth 184 mijë euro cash, e pas tij Xhavit Haliti me 128 mijë. Pas tyre vijnë Fatmir Xhelili me mbi 53 mijë dhe Kadri Veseli me mbi 37 mijë.
Ish-deputeti Besim Beqaj i prin listës së deputetëve të PDK-së me më së shumti para të gatshme. Ai i ka deklaruar 183,900 euro. Atë e pasojnë: Xhavit Haliti me 128,000 euro, Fatmir Xhelili me 53,405 euro, Kadri Veseli me 37,328 euro, Safete Hadërgjonaj me 37,000 euro, Nehat Baftiu me 18,185 euro, Nezir Çoçaj me 16,400 euro, Selvije Halimi me 14,933 euro, Xhevahire Izmaku me 14,913 euro, Elmi Reçica me 12,770 euro, Adem Grabovci me 9,548 euro, Labinotë Murtezi-Demi me 9,500 euro, Nuredin Lushtaku me 9,223 euro, Bislim Zogaj me 9,205 euro, Bekim Haxhiu me 8,880 euro, Nait Hasani me 7,831 euro, Hajdar Beqa me 7,500, Raif Çela me 6,383 euro. Në total, këta deputetë kanë deklaruar para të gatshme në vlerë prej 584,904 euro.
Në grupin parlamentar të LDK-së, deputetët me më së shumti cash janë Fatmir Rexhepi me mbi 362 mijë dhe Sabri Hamiti me mbi 154 mijë. Pas tyre vijë Adem Salihaj me mbi 60 mijë dhe Armend Zemaj me afër 47 mijë euro para të gatshme. Pas tij janë: Synavere Rysha me 22,510 euro, Shpejtim Bulliqi 21,500 euro, Vjosa Osmani 19,734 euro, Doruntinë Maloku 18,000 euro, Hatim Baxhaku 14,812 euro, Salih Morina 10,827 euro, Agim Ademaj 9,515 euro, Lirije Kajtazi 8,973 euro, Ali Sadriu 7,500 euro, Ismet Beqiri 6,920 euro, Mirjeta Kalludra 6,400 euro, Arben Gashi 5,880 euro. Në total deputetët e LDK-së me mbi 5 mijë euro para të gatshme kanë së bashku 777,281 euro.
Në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, kreu i kësaj partie, Visar Ymeri del të jetë deputeti me më së shumti para cash, me 52 mijë euro. Pas tij vijnë Faton Topalli me mbi 40 mijë dhe Ismajl Kurteshi me afër 11 mijë. Në listën e ish-deputetëve të Vetëvendosjes me mbi 5 mijë euro pasojnë: Glauk Konjufca 7,500 euro, Salih Salihu 6,346 euro, Shqipe Pantina 6,215 euro, Driton Çaushi 5,681 euro. Në total, ish-deputetët e Vetëvendosjes kanë para të gatshme në vlerë prej 129,381 euro.
Në Grupin Parlamentar të Listës Serbe, me më së shumti para të gatshme, me 65 mijë është Jelena Bontiq. Pas saj vijnë Bojan Mitiq me mbi 32 mijë dhe Milena Miliqeviq me afër 18 mijë. Deputetet tjerë të komuniteti serb me mbi 5 mijë euro të gatshme janë edhe: Slobodan Petroviq 31,500 euro, Srdjan Popoviq 13,290 euro e Slavko Simiq me 13,000 euro.
Në AAK janë vetëm dy deputetë që kanë deklaruar më shumë se 5 mijë euro para të gatshme. E para është Time Kadriaj me 30 mijë dhe pas saj Daut Haradinaj me rreth 7 mijë e 500. Në total 37,457 cash.
Ndërsa te Nisma për Kosovën është Haxhi Shala me 6 mijë euro para të gatshme në llogari. Në grupin 6+ janë Myfera Sinik me 31 mijë euro dhe Fikrim Damka me 16 mijë. Në total 47,000.
E deputetët pa grup, Blerim Shala e Margarita Kadriu kanë rreth 300 mijë euro të gatshme. Shala 227,771 e Kadriu 72,081 euro. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët