Mbi 16 mijë qytetarët të Kosovës kanë aplikuar për t’u regjistruar si të papunë në Agjencinë për Punësim, në mënyrë që të përfitojnë nga pako emergjente fiskale e Qeverisë së Kosovës, e cila për këtë kategori parasheh asistencë mujore prej 130 euro për muajin prill, maj dhe qershor.
Drejtori i Agjencisë për Punësim në Kosovë, Drin Haraqija tha se numri total i të papunëve në Kosovës është 93 mijë persona, por që 11 mijë prej tyre kanë aplikuar qysh nga fillimi i masave, ndërsa 5 mijë kanë riaplikuar.
“Nëse është numri total i atyre që janë të regjistruar të papunë në listat tona është 93 mijë veta deri tani. Përfshinë të gjitha periudhat, nëse dëshiron të dini numrin e saktë se sa veta kanë aplikuar pas fillimit të aplikimit të masave konkretisht masës 15 numri i atyre që janë regjistruar si të papunë në zyrat tona është mbi 11 mijë, ndërsa të aktivizuar nga pasivë në aktivë janë 5 mijë veta për këtë periudhën kohore gjatë muajit prill”, tha ai.
Haraqija derisa tregoi se kush mund të përfitoj nga masa 15 e pakos emergjente fiskale tha se personat që kanë qenë të regjistruar si të papunë nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi që ata tashmë janë të regjistruar.
Sipas tij numri i atyre që aplikojnë për të përfituar pagesën 130 mund të rritet në ditët në vijim.
“Masa konkrete për të cilën unë mund të flas është sadopak tek qasja e regjistrimit është masa 15 ku përshinë përfituesit të cilët nuk kanë asnjë të punësuar në familjen e tyre dhe nuk kanë asnjë të hyrë si nga sektori privat as sektori publik, apo nga skemat e ndryshme pensionale apo sociale. Deri për momentin kanë aplikuar 11 mijë për përfitimin e masës 15, dhe pagesa është 130 euro dhe në këtë kuadër është numri mbi 11 mijë si punëkërkues të ri, dhe siç e thash 5 mijë nga pasiva që janë kthyer në aktiva. Por ky numër do jetë shumë i lartë në ditët në vazhdim, nuk mund të them do jetë shumë, por do jetë më i lartë për shkak se çdo ditë po ndryshon trendi”, theksoi Haraqija.
Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Drin Haraqija tha se të gjithë përfituesit mund të regjistrohen si të papunë deri më 15 maj.
Aplikimi mund të bëhet në mënyrë online, pasi që aplikimi fizik është ndërprerë me qëllim të mos shpërndarjes së pandemisë COVID-19.
“Përfituesit për tu regjistruar si të papunë mundësinë do ta kenë deri më datën 15 maj. Bazuar në të dhënat tona i kanë tri mundësi kanë qenë i kemi lënë tani 2 mundësi. Arsyeja pse i kemi lënë është sepse mundësia e parë është online , mundësia e dytë duke dërguan me e-mail tek udhëheqësi i zyrës të punësimit me të dhëna bazë dhe ka qenë aplikimi fizik. E kemi ndal aplikimin fizik për shkak se janë krijuar turma të mëdha tek zyrat e punësimit në këto ditë aktuale. Dhe në mënyrë që të shmangim përhapjen e pandemisë e kemi ndalur aplikimin fizik”, tha ai.
Haraqija ka treguar edhe për mënyrën se si mund të aplikojnë personat për të përfituar nga kjo masë.
“Në aplikacion janë të sqaruara në mënyrë të saktë kriteret që duhet t’i plotësojnë. Aty duhet plotësuar një formularë ku duhet të vendosen të dhënat e tyre familjare, dërgohen në qendrën për punës sociale e cila bënë një krahasim. Këto të dhëna që do të vendosen do të verifikohen nga Agjencia për Punësim nëse është i regjistruar si i papunë, në ATK nëse ka të hyra, nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe po ashtu nga divizioni i pensioneve dhe ndihmave sociale, në mënyrë që të jetë një zinxhir i kontrollit nga ata përdorues në mënyrë që t’i shmangim keqpërdorimet”, tha drejtori i Agjencisë për Punësim.
Qeveria e Kosovës në këtë kohë pandemie me qëllim që tu dal në ndihmë familjeve që nuk kanë të ardhura dhe nuk kanë asnjë person të punësuar ka miratuar masën 15 e cila hynë në Pakon Emergjente Fiskale dhe parasheh pagesë të asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre milion euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama