LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 mijë vëzhgues në zgjedhjet e së dielës në Drenas (Video)

Mbi 1 mijë vëzhgues në zgjedhjet e së dielës në Drenas (Video)

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas.

Elezi ka thënë se në balotazh do të ketë numër më të madh të vëzhguesve ngase ka pasur afat shtesë për aplikim. Ai ka thënë se të dielën do të jenë mbi 1 mijë vëzhgues në monitorim të zgjedhjeve.

Elezi ka thënë se shuma e planifikuar për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas, është rreth 70 mijë euro. Ndërsa, sa do të kushtojë saktë ky proces zgjedhor, sipas tij do të bëhet e ditur pas këtij procesi.


Sipas Elezit, KQZ-e ka shkurtuar afatin kohor për zgjedhjet në Drenas, që të mbahet balotazhi dy javë më herët ngase pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka mundur të jetë e ulët për shkak të festës së fundvitit.

Arsye tjetër sipas Elezit është se shumë misione ndërkombëtare kanë mundur të jenë në pushime dhe për KQZ-në sipas tij është e rëndësishme pjesëmarrja e vëzhguesve ndërkombëtar. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori