Banorëve të disa fshatrave në Komunën e Istogut do t’u përmirësohet infrastruktura rrugore. Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Istogun, ku u takua edhe me kryetarin Haki Rugova.
Zharku dhe kryetari Rugova vizituan punimet që po bëhen në infrastrukturën rrugore të fshatrave të kësaj komune.
Investimet e bëra në këtë komunë po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, sipas Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Istogut për vitin 2016.
Ministri Zharku rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës për përkrahjen e mëtutjeshme në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Istogut.
“Jemi bashkë me kryetarin këtu në Istog në vizitë të disa projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore lokale. Sivjet Ministria e Infrastrukturës po i financonin katër projekte. Një ndër këto projekte është rruga “Zakovë-Rakosh”. Shuma e të gjitha projekteve është mbi 1 milionë euro. Ne biseduam edhe për planet e ardhshme. Ju e dini që tani jemi në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm. Premtimi jonë si Qeveri është se do e përkrahim Istogun edhe vitin e ardhshëm, që ta kompletojë infrastrukturën rrugore. Natyrisht, kryetari përpos infrastrukturës lokale shprehu brengën e tij edhe për infrastrukturën regjionale për disa rrugë, të cilat kemi nevojë t’i rehabilitojmë dhe disa të tjera t’i hapim si rrugë të reja. Ne besojmë se viti i ardhshëm do të kurorëzohet përsëri me investime edhe më të mëdha se ky vit dhe përfundimisht komuna e Istogut do të ketë një infrastrukturë rrugore lokale të kompletuar të nivelit të duhur”, theksoi Zharku.
Ndërsa, kryetari Rugova, shprehu falënderimin e tij të madh për Ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme për këtë komunë.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj ministrin Zharku që gjeti sot kohë, për të satën herë, ta vizitojë komunën e Istogut. Natyrisht, me qëllimin që së bashku ti vizitojmë rrugët, të cilat kanë filluar në këtë fazë. Janë përafërsisht 15 km rrugë lokale duke përjashtuar rrugët regjionale që janë komplet kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës apo Qeverisë. Unë shpresoj që punimet kanë filluar me kohë dhe pres edhe nga punëkryesit që këto punime t’i përfundojnë me kohë. Sigurisht që edhe ne do të bëjmë vlerësime të përbashkëta, mund të financojmë ne si komunë, por edhe me përkrahjen e vazhdueshme që kam pasur nga ministri Zharku dhe Qeveria do të vazhdojmë me infrastrukturën rrugore edhe në periudhën e ardhshme. Qytetarët po shprehin kënaqësinë e tyre për këto investime të duhura, për këto projekte me shumë rëndësi”, theksoi kryetari Rugova.
Projektet e investuara në këtë vit janë: asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe “Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyre rrugëve do të jetë 14.8 km. Kosto e këtyre projekteve do të jetë 1 milion e 1 mijë e 732 euro.
Ndërsa, projektet të cilat janë duke u realizuar nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” – kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2 milionë e 635 mijë e 119 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A