Mbeti e lënduar nga aksidenti me parashutë në Prizren, Jona Gegaj shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut të saj
Pasditen e së dielës ndodhi një aksident në fshatin Korish të Prizrenit, në mes të dy paragllajdistëve të cilët u përplasën mes veti gjatë kohës së aterrimit.
Nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj F.G 27 vjeçar i cili ndërroi jetë në orët e mbrëmjes në QKUK.
Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Jona Gegaj e cila mbeti e lënduar nga ky aksident.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kolegut të saj.
Postimi i plotë: Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu . Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t'kujtu sa të kemi jetë ty dhe mirësinë tënde. Bashkëndjej dhimbjen me kolegë e familjarë. /Telegrafi/






























