LAJMI I FUNDIT:

Mbetet në fuqi aktakuza kundër 13 të akuzuarve për marrje ryshfeti

Mbetet në fuqi aktakuza kundër 13 të akuzuarve për marrje ryshfeti

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 16.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara kërkesat e trembëdhjetë të pandehurve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

“Sipas aktakuzës se Prokurorisë Themelore, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit S. H., B. S., H. Sh., A. H., Z. Sh., A. B., A. B., R. H., E. H., N. H., J. T., A. M. dhe S. H., akuzohen për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Vepër të cilën dyshohet ta kenë kryer në cilësi të zyrtarit policor.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori