Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për përpjekjet e shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës që të sjellin drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale si dhe për rritjen e efikasitetit të proceseve të drejtësisë tranzicionale.
Ajo këto komente i bëri sot gjatë një takimi me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit dhe me përfaqësuese të organizatave të grave që punojnë me viktimat.
“Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit, qasja e tyre në kompensim dhe drejtësi ka qenë një çështje e lënë anash për një kohë të gjatë, por përkushtimi i institucioneve për zbutjen e pasojave të konfliktit të armatosur në Kosovë, edhe pse me vonesë, ka bërë tani së voni disa hapa të rëndësishëm përpara”, tha Apostolova.
Ajo shprehu bindjen se institucionet do të tregojnë një vëmendje të shtuar ndaj procesit pesë-vjeçar të aplikimit për status ligjor nga Komisioni i Qeverisë për Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës duke ndërmarrë të gjitha veprimet për adresimin e kësaj kategorie më konsideratat më të larta, pa vonuar procesin më tutje.
“Ky kompensim do të ndihmojë në adresimin e pasojave të dhunës seksuale që janë shkaktuar në jetën e të mbijetuarave, si dhe do t’i ndihmojë shoqërisë që të çrrënjosë modelet e diskriminimit gjinor”, tha Apostolova, raporton KP.
Aktualisht, BE është në partneritet me ‘Gratë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë’ për të promovuar drejtësinë tranzicionale të ndjeshme ndaj aspektit gjinor në Kosovë.
Projekti është duke u zbatuar në partneritet me Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara si dhe me OJQ që punojnë me viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit në proces është që të rris efikasitetin e proceseve të drejtësisë tranzicionale për t’i kontribuar një shoqërie më të drejtë dhe më të qëndrueshme, duke i bërë viktimat prioritet dhe duke marrë parasysh nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar