Mbërrijnë ndihmat ruse për rajonet e përmbytura në Maqedoni
Pas disa paralajmërimeve dhe dështimeve, më në fund sot pritet të arrijnë ndihmat nga Federata e Rusisë, për vendet e përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Donacioni rus përmban pesë gjeneratorë të lëvizshëm - 10KëT, një gjenerator i lëvizshëm - 120KëT, pompa të lëvizshme uji dhe balte, batanie, ushqime të konzervuara peshku dhe ushqime të konzervuara gjedhesh.
Ky aeroplan me ndihma duhej të arrij në Maqedoni më 26 gusht, por u anulua./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































