Kylian Mbappe tashmë ka arritur më shumë në karrierën e tij të shkurtër se sa shumica gjatë gjithë jetës, dhe Pele ka pranuar se ylli francez mund të bëhet trashëgimtari i tij.

Paraqitja e fundit e tij në Camp Nou ishte mjaft e bujshme pasi ai shënoi një hat-trick, dhe me kontratën e tij në Paris Saint-Germain që do të skadojë në qershor të vitit 2022, e ardhmja e tij mund të vendoset nga një garë e ashpër mes gjigantëve evropianë.


"Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im dhe unë nuk jam duke bërë shaka", ka thënë Pele për Sportweek.

0 GettyImages 1230738293

"Unë mund të shoh shumë nga vetja në aftësinë e tij për të luajtur me shpejtësi. Ai është një sulmues që mendon shpejt”.

"Kur topin e pranon, ai tashmë di çfarë të bëjë, ai tashmë ka në mendjen e tij se ku të shkojë dhe si ta drejtojë lojën për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këto janë karakteristika të rëndësishme në futbollin e sotëm".

Pele

Kjo nuk është hera e parë që Pele flet me dashuri për Mbappen, me brazilianin që vlerëson inteligjencën dhe ritmin e të riut në Prill 2019.

"Mbappe është inteligjent, i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Shumë lojtarë janë teknikisht të mirë, por ai luan në mënyrë të paparashikueshme.

"Ai meriton të fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit. /Telegrafi/